A do të jenë gati për gjysmëfinalen e Superkupës kundër Bilbaos? Trajneri Flik zbulon gjendjen e Jamal dhe Rafinjës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, foli për situatën e Lamin Jamal dhe Rafinjës pas fitores 4-0 në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

“Mendoj se Lamin Jamal do të jetë gati për të luajtur në Superkupën e Spanjës. Raphinja ka pasur disa probleme. Ai u stërviti së fundmi me ne, por ne vendosëm që të mos luante në Kupën e Mbretit”, tha Flik.

Blaugranat do të përballen me Atletik Bilbao më 8 janar në gjysmëfinalen e Superkupës.

Artikulli paraprakSiguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE, DW: Varshava e vendosur të tregojë udhëheqje të fortë
Artikulli tjetërUkraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të Rusisë, zyrtari: Moska po merr atë që meriton!