Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, shprehet se Edi Rama po përpiqet të manipuluar votën e diasporës. Në një postim në facebook, Pampuri theksoi se Rama ka dhënë 48 orë kohë për shqiptarët të vendosin nëse do të votojnë në Shqipëri apo jashtë saj, duke përdorur metoda presioni dhe manipulimi.
Ajo theksoi se shumica e shqiptarëve që jetojnë në diasporë janë të angazhuar me punë dhe jetën e përditshme, duke mos pasur mundësi për t’u përgjigjur thirrjeve urgjente të Ramës. Sipas Pampurit, vota e diasporës është vetëm një mjet për të siguruar mbështetje për Ramën.
Postimi i plotë i Orjola Pampurit:
48 ore u ka lënë Edi Rama shqiptarëve të vendosin nëse do të votojnë në Shqipëri apo jashtë saj.
Qesharakë dhe të trashë në menyrën se si tashmë i janë sulur me çdo mjet për të manipuluar e ku nuk munden ta manipulojnë me joshje, presion e krim, ta pamundësuar votën e diasporës.
Shqiptarët jetojnë në Europë, Amerikë, Azi e Afrike, Australi ku edhe ora ndyshon.
Shumë prej tyre bejnë nga dy punë, kujdesen për femijët e angazhime të tjera. Nuk janë 24 orë para ekranit apo telefonit që ti përgjigjen me urgjencë Edi Ramës.
Kështu ata që do përgjigjen janë të patronazhuarit e Ramës.
Pra vota e diasporës vlen vetëm për ata që do votojnë Edi Ramën.