Silvinjo para misionit të vështirë, vizitë në klubin amator në Porto

Kombëtarja shqiptare ka një mision shumë të rëndësishëm përpara, teksa në muajin mars do të nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2026, ku shorti na vendosi në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

 

Ndërkohë që stafi teknik ka marrë pushimet, trajneri brazilian Silvinjo i cili jeton në Porto ka gjetur kohë që të zhvillojë një bashkëbisedim me disa pjesëtarë të një klubi që quhet “Placca de Alegria”, i vendosur brenda në qytet dhe i krijuar në vitin 1974 e tashmë merr pjesë në kategoritë amatore në Portugali.

Silvinjo ka treguar eksperiencën e tij si lojtar, teksa ka qënë pjesë e skuadrave të medha si Arsenali dhe Barcelona apo Siti në fund të karrierës, por edhe eksperiencën e krijuar si trajner, punë që e bën edhe sot.

Artikulli paraprakTrafik 1 km te Unaza e Madhe e Tiranës, qytetarët: Në rrugën e sapo inauguruar bëhen sërish punime
Artikulli tjetërAkti i fortë politik i Lulzim Bashës ndryshoi përgjithmonë realitetin politik 34 vjeçar