Numri i lindjeve në qytetin e Elbasanit ka ardhur në rënie vit pas viti.
Mjeku Gjinekolog Oligert Alla, tregon se shkak i rënies së lindjeve mbetet emigracioni, kushtet e vështira ekonomike dhe planifikimi familjar ku po shtyhet mosha e lindjes. Shqetësim sipas tij mbetet përdorimi i tabletave të emergjencës për të kryer aborte medikamentoze të pa rekomanduara nga mjeku.
Gjatë vitit 2024 në maternitetin e Elbasanit ka pasur një numër lindjesh prej 1021 foshnja, 38 më pak se viti 2023, kur numri i lindjeve ishte 1059. Mjeku Gjinekolog në martenitetin e Spitalit Rajonal të Elbasanit Oligert Alla, tregon se shkak i rënies së lindjeve mbetet emigracioni, kushtet e vështira ekonomike dhe planifikimi familjar ku po shtyhet mosha e lindjes.
Shqetësim madhor sipas mjekëve gjinekologë mbetet përdorimi i tabletave të emergjencës për të kryer aborte medikamentoze të pa rekomanduara nga mjeku. Mosha e femrave të cilat përdorin këto kapsula janë të ndryshme, e shpesh herë janë paraqitur në pavionin e gjinekologjisë në gjendje tepër të rëndë duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Kjo mund të shkaktojë gjendje të rënduar shëndetesore deri në çarje të mitrës.
Në Elbasan numri i lindjeve ka ardhur në rënie vit pas viti, ku krahasur me 10 vite më parë, aktualisht ka rreth 800 lindje më pak.