Nga Sidi Hasanaj
Gjithçka në partinë Demokratike ndryshoi në formë të pakthyeshme pas 8Janarit 2022.
Konfliktet shpesh nxjerrin në pah atë çfarë ne jemi, karakterin tonë, raportin me të vërtetën, vizionin tonë për çështjet e konfliktit, kurajon… por mbi të gjitha nxjerr në pah sesi reagojmë kur jemi në rrezik e vulnerabilitet, mirësinë tonë!
Sot pas 3 vitesh ka ardhur të thuhen disa të vërteta, pa frikë dhe pa asnjë kompleks.
Si S.Berisha dhe Lulzim Basha, ishin në një antagonizëm tepër të zjarrtë me njëri tjetrin, pasi të dy ishin në rrezik për të humbur shumëçka dhe në atë gjëndje vulnerabiliteti të dy treguan fytyrën dhe arketipin e vërtetë të tyre.
S.Berishës i duhej patjetër selia e PD, i duhej si një kështjellë e fituar me dhunë, me gjak, me brutalitet… për ti dhënë mesazhin ShBA-ve se Shqipëria është territori i tij, ai është faktor destabiliteti me forcën e dhunës që ka e ashtu si shkatërroi L.Bashën dhe PD, nesër mund të shkatërronte gjykatat, prokuroritë, policinë… çfarëdo pushteti në Shqipërinë “e tij” dhe Berisha i trembur nga spiralja ku po hynte (ajo që i ka nisur tashmë me drejtësinë) tregoi shëmtinë e brutalitetit të tij:
Me një ushtri vrasësish të liruar nga burgjet, me trafikantë droge, me ish drejtues policie gjatë pushtetit të tij por njëkohësisht aq shumë të lidhur me krimin, me ish drejtorë Ujësjellsash,keshi, doganash, tatimesh… me “të fortët” e fiseve nga Veriu që kanë qenë përfitues e pushtetit të tij, dhe me disa deputetë, servilë politik etj etj ngjyrime profilesh nga më të zymtët e shoqëris dhe oborrit të tij, Berisha shkoi në seli me hekura!
Pse me hekur?
Koka dashi, shina treni, leva, armë… të gjitha prej hekuri, sepse në subkoshiencën e tij ai duhet të demonstronte dhe përdorte elementin më të dhunshëm, më shkaktues dhimbjeje ndaj kundërshtarit të tij!
Sali Berisha nuk kërkonte marrjen e selisë, por dhunimin, përdhosjen e Lulzim Bashës.
Selinë ai e dinte që merrte veçse me vendim gjykate, por atij i duhej që të dhunonte fizikisht e ligësisht njeriun që i doli përballë për herë të parë në jetën e tij si askush! Askush si kishte dalë aq hapur dhe efektivisht Berishës si Lulzim Basha, as Azem Hajdari e lëre më të tjerët!
Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe një grup demokratësh qëndronin në seli.
Sot ka ardhur dita që Lulzim Basha “të marrë atë që meriton” për aktin që kreu më 9shtator dhe 8Janar:
E para, Lulzim Basha qëndroi përpara brutalitetit, dhunës barbare, dhe trajtës më të shëmtuar të grykësisë për pushtet, me hijeshinë e fisnikërisë, me fuqinë e paqes, me vendosmërinë e njeriut që ka zgjedhur të vërtetën… e kush mund ti dalë kundra të vërtetës?!
U sulmua me verbin banal dhe vulgar të një goje me dhëmbë urrejtje, gjuhë përçmimi e meskiniteti me termat “Lul Brava”, e përse?
Përse skuadriliave të policisë private të Erzen Breçanit dhe Bashkim Ulajt, dhe vrasësve me pagesë (të Shkëlzenit) e rrugeçërve të Flamurit, ju preu mundësinë të shkaktonin dhunë duke ju mbyllur me dyer të blinduara rrugët për të hyrë në skenarin e tyre barbar!
Lulzim Basha nuk ju përgji dhunës së agresorëve me kundërsulm, por duke evituar konfliktin primitiv, por… por ai qëndroi atje brenda!
Si L.Basha ashtu dhe shumica e çdo burri, gruaje, djali apo vajze që hynë atë 8janar në seli, përpara se të hynin u përshëndetën me familjet dhe fëmijët e tyre… djallit nuk i dihej, dhe djalli Sali Berishë ishte tepër i egërsuar dhe i etur për gjak!
Por aktet mes Lulzim Bashës dhe Berishën nuk u ndalën atje në oborrin e PD.
Sali Berisha i tha “e ruan selinë se do ndërtosh kullë të madhe aty bashkë me Ramën”, me durim dhe maturi Lulzim Basha ju faktoi shqiptarëve se kullën e vetme (jo në seli, por pak metra më pas) e morri dhe po e ndërton djali i Sali Berishës bashkë me oligarkët e përbashkët që ka me Metën dhe Ramën, kullën “Mali i Tiranës”… kullë të cilën Basha e çoi personalisht në SPAK si vendgjarje pastri parash!
Sali Berisha e akuzoi L.Bashën se ai kishte kompani bixhozi në Qipro në emër të gruas së tij, përsëri L.Basha me durim titanësh këtë mashtrim e hodhi poshtë dhe ju faktoi opinionit publik, se kumbarin e bixhozit në Shqipëri në vitet 2005-2013, Lumneshin e Apex e kishte në krah të djathtë më 8Janar Sali Berisha, si njeriun e tij lidhje me botën e krimit… Sali Berisha u shpall NonGrara nga Britania edhe për këtë lidhje të tij me krimin!
E akuzuan se Rama e mbante peng me dosjen e financimeve ruse, krijuan dhe komision për këtë, Basha ju tregoi me qetësi se McGonnigal ishte investimi më i rremë i Edi Ramës dhe këta ishin autoparlanti i tij.
Ishte aq e qartë, përballeshin e vërteta me blasfeminë…
qetësia dhe urtësia e të vërtetës me çjerrjen e marrosur të blasfemisë të një demoni të njollosur si hajdut dhe politikan i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin!
Padyshim që L.Basha kishte gabimet e tij, si kushdo, gabime edhe në zgjedhjen e njerëzve të tij si ofertë për demokratët.
Edhe nisi një katarsis, një vetë pastrim në formë tepër inteligjente:
Përballë presioneve, ofertave joshëse nga Oligarkët e Berishës, ai nuk tentoi të mbante asnjë bashkëpunëtorë të tijin pranë vetes.
Shumë e quajtën paaftësi në mosveprim, në fakt ai proces ishte fuqia krijuese e tërheqjes.
Ofertave për miliona, për poste, për biznese nga ana e Berishës, Basha ju përgjigjei me dashurinë për të krijuar një parti të re mbi sinoret e të djathtës, mbi integritetin, mbi meritokracinë dhe frymën Perëndimore.
Dhe gjatë e pas 8Janarit, në PD, u evidentuan njerëz ta jashtëzakonshëm.
Njerëz me karakter dhe mençuri të paparë më parë në historinë e asaj partie, të mbushur me demagog e figura servile e mediokre.
U ridemensionuan në figurina e buratinë qesharak shumë deputet e zyrtarë, por në dritë dolën shumë figura të forta.
Nga çdo grup-seksion deri në kupolë shumë njerëz idealistë vendosën fytyrën e tyre në betejën me Berishizmin, me injorancën, vjetërsinë dhe hajdutërinë në PD.
Nuk mund të listoj njerëzit heronj më sipër, sepse janë shumë dhe ose do harroj dikë ose nuk e njoh dikë tjetër, por një gjë është e vërtetë :
Ata nuk ishin mercenarë apo servil të L.Bashës, madje shumë nuk kishin dhe diskrepanca me Bashën, por njerëz të përkushtuar pas kauzës dhe idealit të tyre.
Mes tyre i mrekullueshmi Nebil Çika, mbase fytyra më e bukur e anti-komunistëve, më pas E.Alibeaj që udhëhoqi PD në një kohë shumë të vështirë me shumë karakter.
I përmenda këta dy njerëz si provë që nuk kishin raport me emrin e L.Bashës, por me kauzën.
Kanë kaluar 3vjet nga ajo përballje, e shumë spekullantë e sharlatan, sot hiqen si politikan anti sistem, anti oligarki, anti kastë… kllounë që më 8janar ishin krah për krah me bandën e Berishës me leva në duar.
Përballja e vetme reale me Oligarkët, me bandat e tyre, me mediat e tyre, përballja reale me sistemin e ndyrë 33vjeçar është përballja që Lulzim Basha dhe demokratët anti-berishë (pro apo kundër Bashës) kryen atë 8Janar dhe çdo ditë gjatë këtyre 3viteve, ai ishte akti i vetëm i vërter subversiv në Shqipërinë moderne.
Kushdo del në tv dhe flet kundër sistemit, apo x y oligarku apo ministri, por askush nuk ka hyrë në konflikt civil për të shpëtuar një ideal si partia e larë e të djathtëve kundrejt uzurpatorit të saj dhe pushtetit të tij më brutal!