KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në skaner gjatë 2025-ës!

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka miratuar listën e institucioneve që do të auditohen gjatë vitit 2025.

Institucioni i drejtuar nga Arben Shehu duket se do të ketë një punë shumë intensive, pasi janë planifikuar afro 180 auditime dhe në listë janë shumë institucione të rëndësishme.

Ajo që bie në sy është se KLSH këtë vit do të hyjë në Kryeministri. Sipas planit, synohet të bëhet një auditim përputhshmërie dhe financiare, për të parë se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve gjatë periudhës janar 2022-dhjetor 2024.

Duhet theksuar se qeveria ka bërë një luftë të madhe kundër KLSH. Ky është organi i vetëm që nuk e ka kapur dot ekzekutivi dhe institucioni bashkë me drejtuesin janë sulmuar fort, sidomos në Komisionin e Financave.

Eduard Shalsi është përdorur si “snajper”, por si duket KLSH nuk është trembur ndaj presioneve dhe shantazheve, madje dhe planeve për ta shkrirë si institucion. Të shohim se sa i larë do të dalë Rama në fund të auditimit.

Ndërkohë janë disa organe të tjera interesante që do të auditohen këtë vit nga ky institucion. Përmendim Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Ky organ prej disa vitesh e ka humbur rëndësinë. Edhe pse ka në dorë pasuritë e pushtetarëve, thjesht arkivon dosjet. Këtë vit do të shohim se si janë përdorur fondet.

Po ashtu KLSH do të shkojë te dy organe të kritikuara shumë, AHZBR dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. AZHBR u akuzua për abuzime me fondet e BE, ndërkohë që kreu i FSHZH është nën hetim nga SPAK.

Po ashtu do shkohet te disa ministri, si ajo e Arsimit, Shëndetësisë apo e Infrastrukturës. Po ashtu KLSH do të auditojë thuajse gjithë bashkitë në vend.

 KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione nëKLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në

KLSH i troket në derë Edi Ramës, qindra institucione në
Artikulli paraprak“Veliaj po kërkon me bukë në trasje Nesti Angonin”/ Klodiana Lala: SPAK sekuestroi telefonat e personave të rëndësishëm të tij
Artikulli tjetërAksident i trefishtë në rrugën Lezhë-Milot, autobusi që transportonte nxënës përplaset me dy makina