Gripi dhe virozat/ Bala: Situata e kontrolluar, fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit

Çdo grip apo virus po u neglizhua krijon probleme respiratore.

Mjekja Pneumologe Silvana Bala deklaroi se gripi që po qarkullon ka dy forma kryesore, respiratore dhe gastro-intestinale.

Ajo theksoi se, për stinën që jemi, situata është normale dhe nuk ka rritje të papritur të rasteve.

Në këtë periudhë dimri, gripi dhe viruset që po qarkullojnë kanë krijuar shqetësime tek qytetarët.

Mjekia pneumologe Silvana Bala në një intervistë për Ora Neës thotë se situata aktuale është e zakonshme për stinën që po kalojmë

Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka pasur rritje të papritur të rasteve të infeksioneve respiratore në Spitalet Universitare.

‘’Nuk mund të flasim për një situatë alarmi. Në spitalin tona normalisht vijnë pacientë të cilët bëjnë komplikacione nag gripi por kujdesi duhet të jetë”.

Mjekja Bala thekson se gripi me të cilin po përballen qytetarët ka dy forma kryesore: ajo respiratore dhe ajo gastrointestinale.

Gripi respirator prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes dhe shpesh shoqërohet me simptoma si kollë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa forma gastrointestinale ka të bëjë me shqetësime të stomakut dhe zorrëve, duke shkaktuar diarre dhe të vjella.

Sipas mjekes fëmijët dhe personat e moshuar mbeten grupet më të rrezikuara për pasojat e gripit.

‘’Nëse këto simptoma zgjasin më shumë se 5 ditë, personi duhet të shqetësohet për t’iu drejtuar mjekut specialist’’.

Për të parandaluar përhapjen gripit, autoritetet shëndetësore rekomandojnë të gjithë qytetarët që të shmangin kontaktet me persona të sëmurë dhe të mos injorojnë simptomat e para të sëmundjes./OraNews

Artikulli paraprakKim Mehmeti: Nëse dikush ta përbuz gjuhën e nënës, ai të ka pështyrë në fytyrë!
Artikulli tjetërShqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?