Situatë e përkeqësuar në Bulqizë, dëbora e dendur bllokon Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Situatë e përkeqësuar në Bulqizë, dëbora e dendur

I gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale.

Aktualisht kalimi në akset rrugore nacionale Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Ura e Çerenecit-Librazhd, Qafë e Buallit-Krastë behet me zinxhirë dhe vështirësi për shkak të erës së fortë.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet trashësia e dëborës ka shkuar 20 centimetra, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan, Fushë Bulqizë, Shupenzë trashësia e dëborës vijon nga 20 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella ku dhe janë disa fshatra.

Probleme nga reshjet e dëborës ka edhe në Mat ku aktualisht Bypass-i i rrugës së Arbrit është i bllokuar.

Artikulli paraprak“Situatë katastrofike”/ Ekspertët tregojnë arsyet: Ja pse ndodhi zjarri në Los Angelos
Artikulli tjetërTragjedi në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit, 8 të tjerë mbetën të plagosur