Endri Çekiçi gjen skuadër, ribashkohet me Cikalleshin në Turqi

Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi ka gjetur një ekip të ri pasi ndodhej pa skuadër që verën e 2024-ës.

 

Ai ka firmosur me Adanasporin në ligën e dytë turke. Kështu do ti bashkohet shokut të tij Sokol Cikalleshit dhe të dy shqiptarët do të prezantohen sot në orë 13:30.

Çekiçi i cili ka luajtur për herë të fundit për Pendikspor, sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje. Ai realizoi 1 gol dhe 2 asistime në ato ndeshje.

Artikulli paraprak“Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit të Drejtësisë”- Dëshmon në gjyq i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani: Mjekët më siguruan raportin që kisha vetëm pak muaj jetë! Ja detajet si u lirova nga burgu
Artikulli tjetërZgjerimi i BE-së, komisionerja Marta Kos: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve