Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK

Kreu i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.

Nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me arsyet e pranisë së Erion Isait në SPAK, por kjo është hera e dytë për Isajn në Prokurorinë e Posaçme, pas thirrjes së tij në maj të vitit të kaluar.

Mirëpo burime bëjnë me dije se ai ndodhet në SPAK për shkak se duhet të pyetet për një tender rruge në Bashkinë Kolonjë.

Artikulli paraprakBashkia e Tiranës, pa asnjë zgjidhje për makinat e braktisura
Artikulli tjetërPolicia e Kosovës sërish aksion për mbylljen e strukturave paralele serbe