Detaje/ GJKKO urdhër kontrolli në një apartament në Tiranë, dyshohet se ishte në pronësi të Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK dhe urdhëroi kontroll në një apartament në Tiranë, që  besohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tirnës, Erjon Veliaj. Vendimi për kontroll u firmos nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe mban datën 14 janar.

Bëhet fjalë për apartamentin nr.11/4 në Sky Tower, një kat sipër qendrës Harabel që zotërohet nga Ajola Xoxa. Burimet thanë për “News 24” se kontrolli ka përfunduar dhe prej andej janë marrë dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.

Më herët, më 6 dhjetor 2024 SPAK ushtroi kontroll në kompanitë e Ajola Xoxës si dhe Arbër Veliajt, vëllait të Erjon Veliajt. Hetuesit sekuestruan edhe celularët e tyre, si dhe të disa personave të tjerë lidhje miqësore e çiftit Veliaj-Xoxa.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u mor në pyetje në fund të dhjetorit për më shumë se 5 orë. Më pas në një dalje publike i zgjedhuri vendor deklaroi se po hetohet mbi një denoncim të dorëzuar nga Nesti Angoni, një person që sipas tij nuk ekziston.

Artikulli paraprakHetimet/ Kontroll në një apartament në Tiranë, dyshohet së përdorej nga Ajola Xoxa
Artikulli tjetërKryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President