Kundër kinezëve

Marco van Basten është i drejtpërdrejtë me fjalët, ashtu siç ishte në zonën e kundërshtarëve në vitet kur i magjepsi të gjithë me futbollin e tij. Në një intervistë për gazetat italiane, ish-ylli i Milanit dhe i futbollit holandez shfaq pa doreza zhgënjimin e tij me atë që po ndodh me skuadrat e Milanos dhe futbollin italian në tërësi. “Nuk e pranoj dot që Milani dhe Interi kanë padronë kinezë. Dy shoqëri kaq të lavdishme duhet të mbeten në duart e italianëve. Nuk ka të bëjë vetëm me historinë apo me persona si Berlusconi dhe Moratti, por me pasionin që nuk ka çmim”, tha Van Basten.
Seria A, dikur pa asnjë mëdyshje kampionati më i fortë në botë ku zbarkonin gjithë kampionët më të mëdhenj, sot nuk mund të thuhet se gëzon të njëjtin sharm. “A e dini se çfarë më trishton më tepër? Të shikoj ‘San Siron’ gjysmë të boshatisur. Kjo ishte diçka e paimagjinueshme në kohët e mia. Ishte i stërmbushur kundër Napolit, por po kështu ishte edhe kur kundërshtar kishim Empolin. Dhe gjërat nuk është se po shkojnë më mirë edhe në stadiumet e tjera të Italisë, që thuajse të gjithë kanë mbetur ashtu siç ishin në vitet ‘90. Te Milani mungojnë lojtarët e mëdhenj ashtu si edhe një strukturë moderne”, u shpreh Van Basten.
Milan dhe Inter po tentojnë të ringrihen falë investimeve të kinezëve, por edhe kjo është diçka që nuk i pëlqen kampionit të madh, përkundrazi. “Nuk mund të mendoj kinezët si pronarë të Interit dhe Milanit, dy klube kaq të lavdishme duhet t’u mbeten italianëve. Nuk është thjesht një çështje stili apo historie, për Morattin apo Berlusconin. Është dhe pasioni, diçka që nuk ka çmim. Jo, Milani te kinezët është diçka që e kam të vështirë ta kapërdij”, tha ai.
Milani dhe Interi janë blerë nga sponsorë kinezë dhe skuadrat e Milanos nuk janë në krye të Serisë A, duke shfaqur problem në rezultate.
Ish-futbollisti i njohur holandez, Marko van Basten, tashmë drejtor teknik i FIFA-s, ka shpalosur një plan idesh, i cili sipas tij mund të ndryshojnë lojën e futbollit për ta bërë atë më argëtuese. Ai ka treguar idetë e tij në një intervistë të dhënë për “Bild”, duke shpresuar që ndonjë prej tyre të bëhej efektive sa më shpejt.

Artikulli paraprakNeymar, futbollisti më i kushtueshëm
Artikulli tjetërMemushaj: Duam 3 pikë me Sassuolon