Drejtuesja e emisionit “Breaking” në Top News, Fjori Dardha, gjatë diskutimit të sotëm për situatën politike në vend dhe fushatën zgjedhore, tha se Demokratët Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha, janë të vetmit që kanë një program të mirëfilltë.
“Lulzim Basha, sot është një nga të paktët politikanë që ka mbështetjen, pra ka një lëvizje siç është ajo e Demokratëve Euroatlantikë, që ka një program të mirëfillt. Pavarësisht kontributit të pamohueshëm të zotit Kthupi dhe kolegëve të tij, programi ekziston dhe është i vetmi që ka këtë program”, u shpreh gazetarja Fjori Dardha.