Enriketa Papa propozon nderimin e Ina Kasimatit dhe uljen e taksave për lçibraritë në Tiranë

Këshilltarja e Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak kërkoi që të nderohet figura e aktivistes dhe mësueses Ina Kasimati, duke propozuar që emri i saj të vendoset në një institucion publik, shesh apo rrugicë, si një akt respekti për kontributin e saj.

Ajo theksoi se propozimi për këtë nuk është reflektuar ende nga këshilli bashkiak, pavarësisht angazhimit të saj dhe dakordësisë në Komisionin e Kulturës. Po ashtu, Papa kërkoi që të mbështeten libraritë në Tiranë, duke propozuar uljen e taksave për to me 30%, si një alternativë për ndihmën e tyre në vend të zbritjes së qerasë, në mënyrë që të nxisin shpërndarjen e librit.

“Siç kam dërguar dhe unë bashkë me zonjën Zhulali po ashtu për rendin e ditës propozimet të cilat i dërguan dhe për mbledhjen tjetër. Na u tha që nuk keni respektuar afatet. Kësaj radhe besoj se kam respektuar afatet fare mirë, janë tre pika propozimi që kam çuar të cilat nuk i gjej të reflektuara. Megjithatë, ju lutem për të qenë edhe në aspektin e sensibilitetit human, sidomos institoj për vendosjen e emrit “Ina Kasimati” të ndonjë institucioni publik, ndoshta të ndonjë sheshi, të një rrugice, mendoj që është një lloj respekti që tregojmë për këtë figurë, këtë aktiviste civile, një mësuese e dedikuar dhe një njeri që vjen nga një familje e nderuar. Është një sensibilitet që e kërkoj me urgjencë të bëhet, qoftë edhe në komisionin e Kulturës ne kemi rënë dakord për të përshpejtuar, kemi rënë dakord në një far mënyre si përgjegjshmëri drejtorisë përkatëse për t’u marrë sa më urgjentë. Por kanë kaluar disa muaj nga shtatori që unë kam bërë propozimin dhe nuk e gjej të reflektuar. Prandaj nuk insistoj për ta vënë në rendin e ditës, por diçka që unë kam propozuar për t’u ndryshuar, që ka të bëjë me kërkesat që kam çuar me email, ka të bëjë me 30% që kam kërkuar për libraritë në Tiranë të qerasë. Meqë ne keme një pikë në redin e ditës ku është parashikuar 30% zbritja e taksave, mund të propozoj që 30% të ulen taksat për libra shitësit në Tiranë, të librarive, në vend të mbështetjes 30% të qerasë. Pra, t’i ulim taksat me 30% librarive në Tiranë, në mënyrë që të nxisim librin” – u shpreh Enriketa Papa.

Artikulli paraprakNis zbatimi i skemës së zhvatjes së shqiptarëve: Rriten me 30 % çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve
Artikulli tjetër“SPAK po godet politikanët e establishmentit”/ Mërtiri: Berisha nuk do përmbysjen e Ramës. Pse partitë e reja duhet të bashkohen në një front