Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për ngjarjen e djeshme ku u shemb një pjesë e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec të Lukovës.
KLSH do të verifikojë shkaqet që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, që solli dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.
Pas shembjes së digës uji vërshoi në Bunec duke përmbytur dhjetëra banesa dhe biznese, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.