Shpërthim me tritol në Vlorë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Selenicë të Vlorës. Burimet nga policia sqarojnë se, shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Sabaudin Bregu. Eksplozivi ishte vendosur tek muri rrethues i banesës së tij, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të plagosur. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia vazhdon hetimet për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse dhe zbardhjen e shkaqeve.
Ndërkohë, një furgon pa targa është gjetur i braktisur pranë fshatit Qeparo në Vlorë, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur në ndonjë aktivitet kriminal. Burimet nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se, pranë furgonit tip “Fiat” janë gjetur gjithashtu edhe 4 bidonë bosh, të cilët dyshohet se kanë qenë të mbushura me benzinë. Grupi hetimor është duke punuar për të gjetur personat përgjegjës që kanë lënë fugonin të braktisur.

Artikulli paraprakVetëdigjet në ambientet e komisariatit
Artikulli tjetërAutobusi përplaset me furgonin e nxënësve, 4 fëmijë në spital