“Berisha nuk i merr dot kurrë votat e Bashës”/ avokati Petraj: Demokratët Euroatlantikë kanë strukturat me të mira në të gjitha rrethet

I ftuar në intervistën e ditës në Dritare TV nga gazetari Ermal Peçi, avokati Edmond Petraj u shpreh se sulmi që iu bë Lulzim Bashës ishte një gafë e madhe.

Sipas tij, Berisha dhe PD e tij nuk do t’i marrin dot as votat që mori Basha në zgjedhjet e 2021.

“Gafa më e madhe është lufta që iu bë Lulzim Bashës. Gabimi më i madh është lufta për të rrëzuar Lulzim Bashën. Në mënyrën se si e denigruan është nga më të dhimbshmet, sepse votat që mori Basha në zgjedhjet e fundit, PD me të gjithë këta nuk i marrin dot më dhe ishte në prag të fitores. Në qoftë se ai do kishte bërë koalicion, sot do ishte në pushtet.”– u shpreh ai.

Sipas Petrajt, nën drejtimin e Bashës, ishte hera e parë që PD mori vota në jug.

Më tej avokati i njohur u shprej se partitë e tjera do të pranojnë ftesën e Lulzim Bashës, sepse, sipas tij, Basha la strukturat më të mira në rrethe.

Artikulli paraprak“Nga sot ka vetëm dy gjini”, DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia ‘X’ në pasaportë
Artikulli tjetër“SPAK ka fituar betejat me publikun”/ Zekthi: Partitë e vjetra nuk e duan drejtësinë e re. Pse vota e diasporës është e mbuluar me mister