Prangoset nipi i ish-deputetit të PS-së! Ariel Rraja theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”! E pëson edhe i ati, Flamur Rraja kundërshtoi policinë gjatë shoqërimit të 24-vjeçarit

Policia ka vendosur në pranga 24-vjeçarin Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Raportohet se policia ka shkuar për të kontrolluar nëse ndodhej në banesë në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij, por nuk e kanë gjetur.

Ndaj, Gjykaya e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe babai i tij, Flamur Rraja, si edhe 26-vjeçari me iniciale E. T., pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, njoftoi policia.

Ariel Rraja ishte në kërkim për dhunën që së bashku me babain e tij ushtroi ndaj Kujtim Cacës.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2024, pas një konflikti mes Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës për një kanal.

Artikulli paraprakPjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës! Lista me 20 prona, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze
Artikulli tjetërNga lufta për pavarësi në Amerikë, te lëvizja për të drejtat civile dhe Pranvera Arabe, njihuni me revolucionet dhe kryengritjet që ndryshuan historinë