Redaksia pyeti zëdhënësen e Demokratëve Euroatlantikë lidhur me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhje, duke iu referuar edhe disa deklaratave të gazetarëve se ata po regjistrojnë një parti të re.
Zëdhënësja solli në vëmendje vendimin e Këshillit Kombëtar si dhe deklaratat e Lulzim Bashës, i cili ka theksuar se beteja për Partinë Demokratike do të vazhdojë deri në triumfin e drejtësisë, pasi kjo parti nuk mund të jetë pronë private. Ajo shtoi se në zgjedhje do të shkohet me një koalicion.
“Shqiptarët nuk do të jenë peng i zgjedhjes pa zgjidhje mes Ramës dhe Berishës. Ata do të kenë një alternativë qytetare, e cila ka dëshmuar se punon për interesat e tyre dhe jo për karrike.”u shpreh zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë.