Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, reagon Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i është përgjigjur komenteve të bëra nga Donald Trump, i cili kërcënoi Moskën me sanksione të mëtejshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

 

Në një postim në faqen e tij “Truth Social”, Trump i kërkoi Vladimir Putinit të ndalojë luftën, të cilën e cilëson qesharake, duke shtuar se ai nuk do të kishte zgjidhje tjetër, veçse të zgjerojë sanksionet dhe të rrisë tarifat për mallrat ruse.

Presidenti i Amerikës e përfundoi postimin e tij duke thënë: “Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë…dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të bërë një marrëveshje. Nuk duhet të humbin më jetë”.

Gjatë një konference për shtyp, Peskov tha se kërcënimet e Trump nuk ishin asgjë e re.

“Atij i pëlqejnë këto metodat e sanksioneve,” tha Peskov, i cili shtoi se Moska “mbetet e gatshme për një dialog të respektueshëm reciprok”.

“Ne po i shikojmë nga afër të gjithë retorikën dhe të gjitha deklaratat, i shikojmë me kujdes të gjitha nuancat, mbetemi të gatshëm për dialog, Presidenti Putin ka folur vazhdimisht për këtë, për një dialog të barabartë, për një dialog të respektueshëm reciprok.

Ky dialog u zhvillua mes dy presidentëve gjatë presidencës së parë të Trump. Dhe ne jemi në pritje të sinjaleve që nuk i kemi marrë ende”, tha Peskov.

Artikulli paraprak“Kemi bërë ndeshje pozitive, tani hapi i fundit”/ Inzagi: Asllani e ka gjithmonë besimin tim
Artikulli tjetërAkuzohen për korrupsion, GJKKO shpall fajtor dy persona dhe i dënuan me nga dy vite burg (EMRAT)