109 vite nga vrasja e Isa Boletinit, heroit legjendar që lidhi jetën e tij me fatin e Shqipërisë

Sot, shënohen 109 vite nga vrasja e heroit të pavarësisë, Isa Boletini.

Isa Boletini, një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, udhëhoqi kryengritjet për çlirimin nga pushtuesit osmanë dhe qëndroi përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë më 1912.

Ai lindi në Boletin të Mitrovicës, ai mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kontribuoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Boletini udhëhoqi betejat kundër pushtuesve osmanë, serbë dhe malazezë, duke qenë gjithmonë në vijën e parë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ai protestoi kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës më 1913 dhe organizoi qëndresën popullore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-malazezë.

IN MEMORIAM/ 109 vite nga vrasja e Isa Boletinit, heroit legjendar që lidhi

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtime-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë më 1912.

Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

IN MEMORIAM/ 109 vite nga vrasja e Isa Boletinit, heroit legjendar që lidhi

 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për ngjarjën në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

IN MEMORIAM/ 109 vite nga vrasja e Isa Boletinit, heroit legjendar që lidhi

Isa Boletini u vra më 23 janar 1916, së bashku me disa familjarë dhe bashkëluftëtarë, duke rënë pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë. Eshtrat e tij u kthyen në Kosovë më 2011 dhe sot kujtohet si një simbol i pashuar i dashurisë dhe besnikërisë ndaj atdheut.

Fjalët e tij të famshme, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”, përjetësojnë shpirtin e tij patriotik.

 

Artikulli paraprakAkuzohen për korrupsion, GJKKO shpall fajtor dy persona dhe i dënuan me nga dy vite burg (EMRAT)
Artikulli tjetër“Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist