Stuhia Eowyn godet Britaninë e Madhe, mbyllen shkollat, transporti publik dhe anulohen fluturimet! Apeli për qytetarët: Mos udhëtoni nëse nuk është e nevojshme

Shkollat, shërbimet hekurudhore, pajisjet sportive dhe spitalet do të preken nga stuhia Eowyn, e cila po godet Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu dhjetëra fluturime nga aeroportet e Glasgow, Edinburg dhe Dublin janë anuluar mëngjesin e sotëm.

Shumë autoritete publike kanë lëshuar deklarata duke paralajmëruar qytetarët që të udhëtojë vetëm nëse nuk është absolutisht e nevojshme, ndërsa rreth 4.5 milionë njerëzve në pjesë të Irlandës së Veriut dhe Skocisë iu dërgua një alarm urgjent në telefonat e tyre celular të enjten në mbrëmje.

Duke folur para se të dërgohej, një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit tha: “Sistemi i alarmit të urgjencës do të dërgojë një mesazh për çdo telefon celular të përputhshëm në zonat më të rrezikuara, duke përmbajtur informacione rreth paralajmërimeve të motit dhe udhëzime se si të qëndroni të sigurt”.

Irlanda e Veriut është e përgatitur për erërat më të forta që nga viti 1998, tha policia.

Artikulli paraprakSPAK kërkon 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, nis gjyqi për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Edison Memolla paraqitet në GJKKO
Artikulli tjetërI pandehur për fshehje pasurie, GJKKO kthen për hetim çështjen në ngarkim të deputetit Asllan Dogjani