Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është pyetur një natë më parë se çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon me partitë e tjera opozitare.
Basha u shpreh se me partitë e vërteta opozitare nuk e ndan asgjë dhe i bashkon mbështetja ndaj SPAK dhe lufta kundër korrupsionit.
“Me partitë e vërteta opozitare, që nuk bëjnë pazare, nuk na ndanë asgjë dhe na bashkon mbështetja totale ndaj SPAK dhe luftës ndaj të korruptuarve dhe të pandëshkuarëve nga korrupsioni.” – u shpreh Basha.