5 shqetësimet e Zizu

Pas dy humbjeve me radhë, Real Madridi është në presion, të cilët duhet të fitojnë të shtunën ndaj Malagas, ndërsa për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duhet të fitojnë me dy gola diferencë ndaj Celta Vigos në udhëtim, shkruan AS. “Më duhet ta zgjidh këtë situatë, pasi diçka po ndodh”, deklaroi Zidane pas humbjes së dytë me radhë.
1. Humbja nga Sevilla për mënyrën si ndodhi
Gjithçka filloi me humbjen 2:1 ndaj Sevillas, ku Jovetiç me golin e shënuar prishi rekordin prej 40 ndeshjeve pa humbje. Kjo ka shkaktuar tollovi te Los Blancos, që nuk po munden ende ta tejkalojnë, çka edhe u befasuan në “Bernabeu”, duke u mposhtur nga Sevilla.
2. Porta
Keylor Navas nuk është më i njëjti me atë që ka qenë një vit më parë. Ai u kritikua shumë për paraqitjen ndaj Sevillas, ku Real Madridi humbi 2:1. Sipas “AS”, Navas nuk i ka ato reflekse që kishte para operacionit në kyçin e këmbës, kjo ka bërë që “Los Blancos” të kërkojnë një portier – De Gea e Coutois janë opsionet e mundshme.
3. Mungesa e Carvajal
Zidane ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, për ta zëvendësuar Carvajalin sa herë që lëndohet apo edhe për ta pushuar. Braziliani Danilo ka treguar se është larg nivelit të spanjollit derisa kundër Celta Vigos dëshpëroi të gjithë, duke u vërshëllyer nga tifozët në “Bernabeu”, shkruan më tej “AS”.
4. Dëmtimet
Vetëm dy portierët Casilla e Yáñez si dhe lojtarët se Nacho, Danilo, Asensio dhe Mariano, nuk janë lënduar këtë edicion, të tjerët gjithmonë kanë qenë shqetësim për Zinedine Zidane, derisa momentalisht të lënduar janë Bale, Pepe, Coentrao, James dhe Carvajal.
Me një fjalë Zidane është duke pasur shumë probleme me mungesa për shkak të lëndimeve të shumta gjatë gjithë sezonit.
5. Rikthimi i më të mirit
Ronaldo ka shënuar vetëm 18 gola në 22 ndeshje deri më tani për Real Madridin, shifra këto aspak të zakonshme me ato që jemi mësuar t’i shohim nga Ronaldo, shkruan “AS”.
Portugezi po kalon sezonin e dytë më të dobët në La Liga, pas atij të 2009, ku shënoi 17 gola deri në këtë periudhë të kampionatit.
Ronaldo ka luajtur disa ndeshje edhe si sulmues qendror, por synimi i Zidane është qa ta rikthejë atë 7’shin magjik që ishte dikur.

Artikulli paraprakManaj prezantohet tek Pisa në Serinë B
Artikulli tjetërMilan-Napoli do të jetë një sfidë e madhe