Djali i atasheut shqiptar në Turqi, Razije Mehmeti është vënë në pranga në Itali për trafik droge. Mediat italiane bëjnë të ditur se, se Ilir Mehmeti është arrestuar në tetor të vitit të kaluar pas një urdhëri të Prokurorisë së Leçes për akuza të trafikimit të lëndëve narkotike. Deri tani lajmi i arrestimit të djalit të atasheut shqiptar në Turqi është mbajtur i fshehtë nga qeveria shqiptare, por pas kërkesës së Antimafias Italiane për hetime në Shqipëri për të arrestuarin Mehmeti, qeveria është detyruar të shkarkojë nga detyra atasheun shqiptar në Turqi, Razije Mehmeti.
Ministria e Mbrojtjes mësohet se ka marrë masa ndaj atasheut shqiptar në Ankara, Razije Mehmeti, të cilës i është hequr pasaporta diplomatike, si dhe është lënë në dispozicion për t’u kthyer në Shqipëri. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkarkuar nga detyrua atasheun ushtarak në Ankara, Razije Mehmeti. “Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti.
Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike, duke lejuar autoritetet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit. Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar dhe ministri ka miratuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes nuk jep detaje pse është arrestuar djali i atasheut shqiptar në Turqi, Razije Mehmeti, por kanë qenë mediat italiane që kanë publikuar lajmin e arrestimit për trafike droge.