Blerja e votës dhe pazaret për zgjedhjet vënë në lëvizje Dumanin, SPAK grup special për 11 majin

Thuajse të gjitha partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës. Këtë vit do të votojë dhe diaspora dhe angazhimi është akoma dhe më i madh. Por ashtu si çdo vit edhe këtë herë ka nisur manovrat për të “blerë” votuesit. Qeveria përdor pushtetin për të joshur elektoratin. Bonuset për pensionistë, falja e gjobave dhe shumë benefite të tjera janë parë si një manovër elektorale.

Por nuk është kjo mënyra vetme, pasi të gjithë e dimë se jepen para, ka presione, punësime dhe mënyra të tjera për të siguruar vota. Ky do të jetë dhe testi i vërtetë i SPAK sa i takon krimeve zgjedhore, pasi 4 vite më parë, prokuroria sapo ishte themeluar. Dënimi i kryebashkiakut të Rrogozhinës pak ditë më parë ishte sinjal i qartë i SPAK se ktë herë do të jetë ndryshe.

Sipas informacioneve, SPAK brenda kësaj jave pritet të publikojë planin e masave për krimet zgjedhore. Ishte vetë Altin Dumani që pak ditë më parë njoftoi se ata kanë tashmë një plan strategjik dhe sipas burimeve publikimi është punë ditësh. Mësohet se SPAK do të ngrejë një grup të posaçëm për krimet zgjedhore.

Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.

Të shohim se sa efektive do të jetë prokuroria këtë vit, pasi Kodi Zgjedhor parashikon deri në 7 vite burg për ata qa manipulojnë zgjedhjet. Pritet që SPAK të shkojë dhe te financat e partive politike dhe administrata, pasi dihet që shumë punonjës përballen me presione në këtë periudhë fushate.

Artikulli paraprak“Demokratët euroatlantikë besojnë se Shqipëria meriton më shumë”/ Gjergji Nika: Shqipëria , anija që kërkon të dalë ne breg!
Artikulli tjetërRimbursmi i TVSH-së si denoncim për blerje në dyqanet firmato deri në 2 mln euro/ “Zonja Xoxa, faleminderit që ekziston!”