Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të martën ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kufizimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç.

 

“Është në politikën e SHBA-së se nuk do të financojë, sponsorizojë, promovojë, asistojë ose mbështesë të ashtuquajturin ‘tranizicionimin’ e një fëmije nga një gjini në një tjetër, dhe do të fuqizojë të gjitha ligjet që ndalojnë apo kufizojnë këto procedura të dëmshme dhe ndryshuese të jetës”, ka deklaruar Trumpi, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Të hënën, Trump urdhëroi Pentagonin të rishikojë ushtrinë, që me shumë gjasë do t’i largojë transgjinorët nga ushtria.

Urdhri kërkon që programet e sigurimeve të menaxhuara nga shteti, përfshirë TRICARE për familjet ushtarake dhe Medicaid, të përjashtojnë mbulimin për këtë lloj kujdesi, dhe kërkon nga Departamenti i Drejtësisë që të ndjekë me forcë proceset gjyqësore dhe legjislative për të kundërshtuar këtë praktikë.

Artikulli paraprakZgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor! Prokuroria ngre Task Forcë, do drejtohet nga Altin Dumani
Artikulli tjetërBasha pret Ali Ahmetin: Koordinimi i faktorit shqiptar, jetik për stabilitetin dhe integrimin europian