“Kushtoi 10 mln euro dhe ende s’ka përfunduar”/ Donocimi i Joni Myshketa: “Veliera” Ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve

Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, shprehet se projekti i njohur “Veliera” i Durrësit, i financuar fillimisht në mars 2016 me 4.7 milionë euro, ka arritur në vlerën 10 milionë euro, por ende nuk është përfunduar pas 9 vitesh. Sipas tij, ky vonim ka krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, duke rrezikuar sigurinë publike.

Në postimin e tij në facebook, Myshketa gjithashti thotë se pllakat dekoruese janë shkëputur, duke bllokuar trafikun dhe duke shkaktuar rrezik për qytetarët. Ai më tej thekson se qytetarët e Durrësit kanë nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës, jo për projekte të papërfunduar dhe të mbushura me korrupsion.

Postimi i Joni Myshketa:

Projekti “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016, me një fond fillestar prej 4.7 Milion Euro e tashmë vlera e projektit është dyfishuar duke arritur në rreth 10 milionë euro. Jemi 9 vite mbrapa dhe projekti akoma nuk është përfunduar duke sjell kështu vazhdimit probleme ne qarkullim e automjeteve dhe këmbësoreve. Siç shihet nga foto reale Projekti është ndryshkur ende pa u përfunduar. E si mos te mjaftonte kjo shpeshherë ka pasur dëmtime qe kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve, me e fundit e ditës se sotëm ku pllakat dekoruese te një pjese te rrugës janë shkëputur duke u bere kështu rrezik për qytetaret!
Qytetaret e Durrësit nuk kanë nevoje për projekte 3D!
Ndërkohë që ripërsëritet situata e rënduar në qytet me bllokime e përmbytje rrugësh në vetëm pak minuta shi duke penalizuar, kalimtarët e bizenset.
Kemi nevojë që taksat tona të shkojnë në përmirësimin e jetesës sonë e jo për të mbushur “vrima të zeza” korrupsioni si Veliera e “famshme “e jo vetëm.

Artikulli paraprakPesë emigrantë do të kthehen sërish në Itali, 44 të tjerët transferohen në Gjadër! Çfarë pritet të ndodhë brenda 48 orësh
Artikulli tjetërUkraina lëshon mbi 100 dronë ndaj infrastrukturës së energjisë dhe objekteve të naftës në Rusi! Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për paqe