Administra Trump heq dorë nga ngrirja e fondeve miliardëshe të ndihmës federale
Shtëpia e Bardhë kishte vendosur ditën e hënë të ngrinte fondet e shpenzimeve të asistencës, me qëllim që të sigurohej se ato ishin konform me prioritetet e presidencës Trump.
Zyra e buxhetit, e atashuar me ekzekutivin amerikan, i ka dërguar të gjitha ministrive dhe të gjitha agjensive federale anulimin e kësaj mase (raporton CNN, Washington Post etj).
Pikënisja ishte një memo e publikuar të hënën mbrëma nga Shtepia e Bardhë, e cila i kërkonte ministrive dhe agjensive federale të ngrinin një pjesë të shpenzimeve të asistencës, për të bërë një rishikim, me qëllim sigurimin se këto shpenzime ishin konform me prioritetet e presidencës Trump. Kjo përfshin qindra, deri mijëra miliarda dollarë që prekin të gjithë Amerikën.
Një “masë shumë e përgjegjshme”, siguroi përgjatë një komunikimi me mediat zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leacitt, e cila afirmon që programet e ndihmës për personat e veçantë nuk përfshiheshin në këtë ngrirje, duke iu referuar sistemit të sicurimeve shëndetësore rezervuar për seniorët.
Lajmi shkaktoi megjithatë shumë shqetësim tek shumë përfitues dhe shtyu shumë OJQ dhe organizata të vogla të bënin ankesë pranë një gjykate federale në Uashington, duke e gjykuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë të pabazuar juridikisht dhe të pa justifikueshëm.
Gjykatësja federale e Uashingtonit që kishte marrë çështjen kishte urdhëruar që ditën e djeshme ngrirjen e menjëhershme të vendimit deri të hënën data 3 shkurt, koha e nevojshme për ta trajtuar çështjen me themel. Prokurorët e përgjithshëm të 23 shteteve kishin lajmëruar gjithashtu se do të kontestonin këtë tekst ekzekutiv.
Shteti Federal ka disbursuar vitin e kaluar mbi 3000 miliardë dollarë në formën e ndihmës financiare, çka përfshin bursa, kredi, ndihma urgjente në rast katastrofash natyrore – të aprovuara edhe nga Kongresi./Le Mond