Spahiu ironizoi me këtë debat duke thënë për Marsela Karapançon se gjithë vendet e botës ku janë ndërprerë fondet amerikane janë ankuar te Trump pse i ka bllokuar financimet për inat të SPAK-ut.
‘180 shteteve i janë bllokuar fondet amerikane. 179 janë ankuar te Trump, për inatin e SPAK pse na bllokon dhe ne. Për çdo injorant i bëj 2 pyetje, Trump bllokoi botën për shkak të SPAK, apo bllokoi SPAK për shkak të gjithë planetit. Janë bllokuar 64 mld euro në gjithë planetin, në 180 shtete. Shqipëria llogaritet në vendet e fundit. Buxheti për Shqipërinë është 30 e ca milionë. Vendet kryesore që e kanë nxitur presidentin Trump që të bëjë pezullimin nuk lidhen me Shqipërinë. Lidhet me vendet që marrin miliarda euro.’
Për Spahiu, presidenti i SHBA bëri mirë që bllokoi këto fonde, pasi miliona para shkojnë për gjëra që nuk i hyjnë në punë taksapaguesve amerikanë.
‘Si një parti republikane kanë interes të forcojnë ekonominë e vendit të tyre. Shqipëria është e 11-ta në rajon, ka një pikë ujë në oqeanin e ndihmave që SHBA japin në gjithë botën. SPAK në një det të madh me para, i ka 100% nga taksapaguesit shqiptarë. Taksapaguesit amerikanë paguajnë zero për SPAK. janë ndihmë në konferenca, paguhet bileta. Nëse rikthehen fondet, qoftë dhe 1% do kthehen për SPAK. SHIK, prokuroria, gjykata konsiderohen partnere, kundër terrorizmit, korrupsionit. Janë prioritete të SHBA. I mbajnë për interesa të tyre. Pse i duhet taksapaguesit amerikanë të paguajnë për basketbollin në Shqipëri’, thotë Spahiu.