Akt i rëndë vandalizmi! Hapet arka dhe shkatërrohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil

Simbolet e shenjta dhe arka e kishës së Ksamilit, janë thyer e shkatërruar pasditen e të shtunës. Autorë të aktit të dhunshëm e të qëllimshëm për shkatërrim, janë identifikuar dy të rinj, të cilët mendohet se kanë ardhur në Kamil me misionin për të grabitur arkën.

Mendohet se sasia e pakët e parave të gjetura në arkën e shpërthyer, ka zemëruar protagonistin e aktit vandalist, për ta shkarkuar zemërimin te ikonat. Dhjetëra ikona janë zbritur nga muret dhe janë gjetur të thyera, sipas kujdestarit të Kishës së Ksamilit, Jorgo Stavro.

Artikulli paraprak“Feçori ishte ‘kodoshi’ i fejesës së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut”- Zbulohet dëshmia e rrallë e drejtorit të Zbulimit në hetuesi: Pasi fejesa u prish ai nuk lejoi të vinte nga jashtë, agjenti ynë ‘Gruri’, i cili…
Artikulli tjetër“Ne zgjedhim të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura”/ Jupi: Ne nuk kemi frikë nga një klasë politike e korruptuar