Fitorja e Espanjolit kundër Realit, Kumbulla: Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme!

Real Madrid pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.

kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.

Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë. Kumbulla gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.

Ndërsa sot, mbrojtësu ka reaguar përmes një njoftimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë.
Le të shkojmë”, shkruan Kumbulla.


 

View this post on Instagram

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Artikulli paraprakNë Gjermani ‘shpërthejnë’ protestat kundër bashkëpunimit me AfD, partinë e ekstremit të djathtë
Artikulli tjetër“Moska nuk dëshiron të angazhohet për armëpushim”- Zelensky: Përjashtimi i Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi për luftën, shumë e rrezikshme