Pilotja e tretë në helikopterin Black Hawk që u rrëzua pas përplasjes me avionin e American Airlines, Rebecca M Lobach ishte një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë.
Mediat amerikane raportojnë se Lobach, 28 vjeç, ishte një nga tre ushtarët në bordin e helikopterit ushtarak.
Ajo shërbeu gjithashtu si ndihmëse sociale ushtarake e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Bidenit.
Identiteti i saj fillimisht u fsheh si pasojë e katastrofës, pasi thashethemet e krahut të djathtë u përhapën dhe Presidenti Donald Trump fajësoi iniciativat e diversitetit për minimin e sigurisë ajrore.
67 njerëz u vranë në në këtë aksident ajror, më vdekjeprurësi i aviacionit amerikan në pothuajse 25 vjet.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e shkakut, ndërsa të dhënat paraprake japin të dhëna kontradiktore për lartësitë e dy avionëve në momentin e rrëzimit.