Nga Mirela Karabina
Rama dhe shpura e korruptur e tij, pjesa më e madhe e së cilës është nën hetim nga SPAK e në burg, nuk kanë të ndalur me mashtrimet dhe gënjeshtrat në kurriz të qytetarëve.
Në inagurimin e dy godinave në Qytetin Studenti sot, Rama certifkoi vjedhjen në Bashkinë Tiranë duke e quajtur atë “lokomotivë zhvillimi”.
Sa e turpshme, aq dhe e dhimbshme!
Drejtorët e lartë të Bashkisë Tiranë sot janë nën hetim nga Sruktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për vjedhje “alla mafioze”, ndërsa Rama i bën karshillëk drejtësisë, sigurisht dhe presion pasi është i frikësuar.
12 vite në pushtet Edi Rama dhe 10 vjet Erion Veliaj do kishin ndërtuar disa qytete për studentë e do të duhet të kishin afruar shërbime me standarte europiane në arsimim dhe kushte jetese e punësimi për studentët, po të kishin pasur vullnet.
Por si pengues të zhvillimit të vendit ofruan vjedhjen në çdo ind të qeverisjes, e sot përpëliten përmes mashtrimit me preje shiritash për një godinë e mesazhe të koduara, pasi janë në hall të madh, “shpata” SPAK i tundet mbi kokë.
Ndërkohë që studentët shqiptarë janë studentët më të varfrit studentë në Europë.
Ata janë përzënë dhunshëm nga vendi pasi qeveria e tyre nuk siguroi për ta arsim cilësor, punësim dhe kushte normale jetese e pagë dinjitoze.
Qeveria shqiptare shpenzon nga buxheti i shtetit 600 apo 700 euro për student, ndërkohë që në vendet e OECD-së është 18 mijë deri në 20 mijë shpenzimi për student.
Difereneca e madhe që nuk lë haspirë as për fjalë e jo më për krahasimin me Europën që përpëliteshin të bënin sot si Rama, ashtu dhe Veliaj.
Protesta studentore më 2018-ën rrëzoi propagandën e Ramës për reformën në arsimin e lartë, zhveshi mashtrimet e Veliajt duke dëshmuar kushtet mesjetare që ofronte Qyteti Studenti dhe asnjë shërbim mbështetës për ta.
E çfarë ka ndodhur që nga ajo protestë?
Asgjë përveç propagandës e prerje shiritash të disa godinave te Qyteti Studenti që nuk përfundojnë kurrë, edhe pse jemi më 2025-ën!
Buxheti për arsimin jo vetëm që nuk arriti vendet e Rajonit siç Rama premtoi më 2013-ën, por është në nivelet më të ulta në dekada, 2,36% të PBB.
Dhe sot kemi një arsim të lartë në udhëkryq me cilësi të ulët, kurrikula të vjetërura dhe të palidhura me tregun e punës (UNICEF 2024).
Po për çfarë suksesesh flasin Rama e Veliaj atëherë?
Në fakt halli është gjetkë, Rama e Veliaj po përdorin çdo mekanizëm për t’u mbrotur përmes ruajtjes së pushtetit.
Dhe këtë e konfirmoi sot, me sytë nga drejtësia SPAK Rama quajti Veliajn, i cili është nën hetim dhe drejtorët e korruptuar të tij në qeli, “lokomotivë zhvillimi!”.
Korrupsioni endemik dhe lufta ndaj drejtësisë, kjo ëshë qeverisja që i ofroi dhe i ofron shqiptarëve Edi Rama.