Rama kopjon programin e Bashës për ushqimin në shkolla, reagon kreu i Demokratëve Euroatlantikë: Nuk ecet duke vjedhur, 11 maj dita për të vendosur me votë drejtësinë

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me premtimin e dhënë ditën e sotme nga ana e kryeministrit Rama për ushqim në shkollat 9-vjeçare. Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se pas 12 vitesh në pushtet, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e kushteve të ushqimit në shkollat e Shqipërisë dhe në prag të zgjedhjeve, kryeministri ka zgjedhur të kopjojë programin e Demokratëve Euroatlantikë.

Basha akuzon qeverinë për dështim dhe thekson se pa mbështetjen nga krimi dhe korrupsioni, do të kishte rënë shumë më herët. Ai më tej fton qytetarët të votojnë për drejtësinë më 11 maj, pasi Shqipëria meriton më shumë.

Postimi i plotë i Bashës:

Nuk ecet duke vjedhur…
Ka 12 vjet në pushtet dhe nuk ndërmori asnjë hap për ushqimin në shkollat e Shqipërisë. Tani, në prag të zgjedhjeve, mori një propozim nga programi ynë dhe thotë se do ta realizojë.
Kur s’ke vizion as aftësi e ke të vështirë dhe të kopjosh.
Në fund të fundit, në 12 vjet, e ka dëshmuar se në qeverisje është një dështak e pa ndihmën e krimit dhe paratë e korrupsionit, tashmë e faktuar dhe nga drejtësia, nuk do qëndronte as 4 vite në pushtet.
11 maji është dita për të vendosur me votë drejtësinë në këtë vend.
Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakTarifat e vendosura nga Donald Trump, BE: Asnjëra palë nuk fiton nga një luftë tregtare transatlantike
Artikulli tjetërShtet hajgare! As dy ndërtesa konviktesh nuk restauron dot vetë