Ambasadori britanik takon kreun e SPAK, Abbott: Prokuroria e Posaçme, një nga institucionet më të besuara në Shqipëri! Mirëpresim përpjekjet për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott ka zhvilluar një takim Altin Dumani, kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Gjatë takimit Abbott ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë”, është shprehu Abbott, njofton ambasada britanike në Tiranë.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

472583325_17875211907258228_6726465452233553700_n

Artikulli paraprak“Unë jam më i miri i historisë”, Kristiano Ronaldo thumbon përsëri Mesin: Kampionati arab është më i fortë se ai i SHBA
Artikulli tjetërRruga e vertetë euroatlantike nevoja jonë historike!