Infermierja vetëvritet duke u hedhur nga pallati, la pas fëmijën 2 vjeç!

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.

Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç.

Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKur petalet vyshken dhe shkuma shpërndahet, dy fjalë për rapsodët e rinj të oborrit socialist
Artikulli tjetërAnaliza e CNN: Si një tragjedi në stacionin e trenit në Novi Sad rrezikon të rrëzojë nga pushteti presidentin Vuçiç