“Tifozët më kërkojnë të luaj për Shqipërinë, nuk e di nëse….”, Gruda: Mbiemri im është i vjetër në veri!

Brajan Gruda, sulmuesi shqiptar i Brighton, në podcastin e klubit foli për tema të ndryshme. Ndër të tjera, tha se ende nuk ka vendosur sa i takon çështjes së kombëtares.

“Mbiemri im është  i vjetër dhe i njohur në veri të Shqipërisë. Tifozët shqiptarë më njohin dhe duan që unë të luaj për Shqipërinë.

Ata më shkruajnë mua dhe prindërve të mi për këtë. Nuk kam vendosur ende. Për kë preferoj të luaj? Nuk dua ta them”, u shpreh Gruda. 

Artikulli paraprakÇfarë Tregojnë Rrudhat e Ballit për Shëndetin e Zemrës
Artikulli tjetër226 zona arkeologjike janë dëmtuar në Gaza për shkak të sulmeve izraelite