Basha bëri dekriminalizimin ndërsa Rama solli krimin!

Nga Ermal Peçi

I rikthehem shpeshherë “Pushtetit të Thashethemeve”, i cili është krijuar nga kjo klasë e vjetër politike dhe që ka në majë të piramidës mjeshtrin e manipulimit të opinionit publik, Edi Ramën. Eksperienca ime në botën e komunikimit dhe të analizës më ka dhënë mundësinë për të kuptuar mjaft mirë mbi çfarë premisash ngrihet një strategji për të goditur kundërshtarin.

Rama kishte strategjinë e tij që në momentin kur ai erdhi në krye të vendit që të ndërtonte “Parajsën me muratorët e ferrit”. Këta “muratorë të ferrit” i zgjodhi nga bota e krimit dhe i zgjodhi deputetë dhe kryetarë bashkie me bekim e tij.

Rama nëpërmjet “Pushtetit të Thashetheneve” dhe fuqisë së tij oratorike pasqyronte fasadën e Shqipërisë ndërsa “ferri” punonte për vota dhe përzgjidhte në postet kyçe njerëzit e tij.

Në këtë emergjencë kombëtare, e cila prekte jo vetëm deformimin e strukturës sociale dhe ekonomike të vendit, por edhe sigurinë si brenda vendit, por edhe për partnerët tanë strategjikë, u pa i nevojshëm dhe mekanizmi për të spastruar një pjesë të “ferrit” që depërtoi në qelizat e shtetit dhe organet kryesore, i cili ishte dekriminalizimi.

Ligji i dekriminalizimit si vullnet dhe si realizim ishte ideja e Lulzim Bashës, i cili krijoi një instrument ligjor për të shëruar trupin e infektuar nga “virusi” që Rama e kishte sjellë me dorën e tij për të instaluar kakistokracinë në një vend me demokraci hibride.
Por pse Rama iu rikthye sulmeve kundër Bashës dhe solli në kujtesë tortën?! Përgjigja është e thjeshtë pavarësisht komplotit Mc Gonigal për të goditur figurën e Bashës dhe për ta bërë një figurë jo të besueshme dhe të sigurtë tek partnerët ndërkombëtarë ai nuk arriti dot të bëjë pis figurën e tij.
Duke mos patur mundësi ta shantazhojë, duke mos pasur materiale komprometuese mbi figurën e tij dhe duke mos pasur asnjë armë tjetër ku ta godasë i rikthehet “Pushtetit të Thashethemeve”.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se pavarësisht batutave apo oratorisë së Ramës në xhepat e tyre dora e tij ndjehet çdo ditë që i vjedh.
Ata e dinë që në Shqipëri jo vetëm po krijohet një hendek i madh pasuror midis shtresave sociale, por edhe një shpopullim i frikshëm, i cili pasojat do ia dëgjojmë më vonë.
Pavarësisht batutës, gajasjes apo dhe amplifikimit mediatik Rama solli krimin në parlament ndërsa Basha dekriminalizimin për të larguar kriminelët dhe të dënuarit nga çdo qelizë e shtetit.

Artikulli paraprakMilaim Zeka: Sikur të mos ishte SPAK-u, në Shqipëri as si turist nuk do vija
Artikulli tjetërVrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi 16 vite më parë, Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet dhe çon për gjykim Donald Hoxhën