Raporti i Hysni Kapos në vitin 1971/ Në Shqipëri vetëm 3111 dëshmorë

Në vitin 1971, Hysni Kapo, në rolin e Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH, informoi komitetet e partisë në rrethe se më 1 shtator të atij viti do të përfundonin punimet për ndërtimin e Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë. Kapo porosiste që çdo rreth të dërgonte për rivarrim në këto varreza eshtra të dëshmorëve vetëm nga Lufta Nacional-Çlirimtare.
Sipas vendimit të Byrosë Politike të PPSH, nga rrethet do të transferoheshin gjithsej 100 dëshmorë, të përzgjedhur me kujdes. Në varrezat e rretheve prej nga do të zhvendoseshin, do të mbeteshin vetëm kenotafe (varre simbolike), ku në pllakën përkujtimore do të shënohej identiteti i dëshmorit dhe vendprehja e tij në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Kjo shkresë e Hysni Kapos shoqërohej me një tabelë të detajuar për 26 rrethet e Shqipërisë, ku pasqyrohej numri i varreve të dëshmorëve të LANÇ-it në secilin rreth dhe numri i eshtrave që do të transferoheshin në Tiranë. Sipas përllogaritjeve, në këto 26 rrethe ndodheshin gjithsej 3111 dëshmorë. Nga ta, 100 do të zhvendoseshin nga rrethet dhe 379 nga rrethi i Tiranës, duke e çuar numrin total të dëshmorëve të prehur në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë në 479.

7d63d212 ced5 428a 96b1 93f1626aade4 4a4047a8 bcb8 4824 aceb dea46a597f5c 23567a4d 03a3 453f 9dcb c5c0cf6c02c1

Artikulli paraprakInstitucionet nuk denoncojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar
Artikulli tjetërA e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara