Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese vijon seancat dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin e Dhomave të Tregtisë, i cili ka hasur në kundërshtimin e biznesit vendas dhe të huaj. Përfaqësuesit e dhomave të tregtisë nga rrethet propozuan platformat e tyre duke u shprehur kundër draftit të qeverisë. “ Nuk mundet që një dhomë tregtie të jetë barazpeshë e qartë. Ne përfaqësojmë biznesin e çdo qarku dhe biznesin në total ndërmjet Unionit të Shqipërisë.Ne nuk shkojmë në Itali dhe të themi Dhoma e Tregtisë angleze apo italiane” . “Ajo tarifa që kërkojmë ne, për shembullajo që kemi praktikuar ne: Dhoma e Durrësit, Dhoma e Shkodrës, Dhoma e Fierit por dhe dhoma të tjera nuk e kalon 0.05 % deri në 0.07 % të xhiros vjetore. Nuk është aspak taksë kundrejt shërbimeve që do të marrë biznesi nga sistemi i dhomave, nga dhomat e qarkut por edhe nga unioni i dhomave”. Projektligji që nuk është pranuar as nga dhomat e biznesit të huaj në Shqipëri ka hasur kundërshtime dhe nga deputetë të mazhorancës. Deputeti Vladimir Kosta tha se vetë bizneset nuk duhet të diktojnë me ligj përzgjedhjet e tyre. Vladimir Kosta: “Përse të mos bëhet i detyrueshëm aty ku do ta aderojë vetë biznesi? Do biznesi ta aderojë në dhomën e ndërtuesve, të shkojë atje. Do në shoqatën amerikane të shkojë atje. Pse duhet të përkufizohet kështu? Dakort jemi ne anëtarësim i detyrueshëm. Le të shkojnë aty ku duan”. Ndërkohë edhe opozita nëpërmjet Genc Rulit ka kërkuar përmirësim të draftit në mënyrë që dhoma të ofrojë më shumë shërbime për biznesin. Genc Ruli: “Me kë do bisedojë shteti? Me individët që dalin me emra shoqatash apo me shoqata të organizuara sipas ligjit që janë Dhomat e Tregtisë? Ky është problemi më i madh. Thelbi për mua është t’i kalojë disa shërbime që i kryen shumë mirë Dhoma e Tregtisë. Anëtarësimi i detyrueshëm për mua është një element që vetëm ka të bëjë me këtë fazë të parë të vetë disiplinimit”. Projektligji i ri parashikon heqjen e aspektit vullnetar të antarësimit duke e bërë të detyrueshëm.
Kryesore
Continue to the category“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”, Basha: Retorika...
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po përpiqet që të vendosë...