Basha: Jam përballë Trekëndëshit të Bermudës, të bëhet Vettingu i politikanëve!

I ftuar në “Drejt nga Luan Rama në Ora News, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës.

Basha: Politikisht jam përballë trekëndëshit të Bermudës. Veprat flasin më shumë se fjalët. Si çdo muaj, kur nis sezoni parlamentar botohen kalendari i punimeve dhe aty nuk mungojnë të gjitha nismat parlamentare dhe të kontrollosh do të shohësh nismat prej vitit 2022 me të cilat merr shprehje qëndrimi përballë këtij sistemi të rrënuar anti-vlerë.

Nuk janë vetëm 3 individë, por janë një oligarki dhe një pakicë absolute e ushqyer nga ata, dhe gjallon në kurriz të shqiptarëve. Dhe për këtë kam propozuar qysh vitin e kaluar në mënyrë të plotë një ligj për Vettingun e politikanëve. Kam propozuar heqjen e imunitetit parlamentar.

Artikulli paraprak“Shqiptarët të mos pranojnë të trajtohen si dele nga Rama”, Basha: Më 11 maj ndryshimi është në dorën tuaj për të larguar këtë pushtet të korruptuar
Artikulli tjetër“Rasti Çyrbja, maja e ajsbergut”, Basha: SPAK faktoi se Rama është kryeministër prej bandave