Mirlind Daku ishte një nga lojtarët e përfolur në merkato, sidomos në verë, ku disa klube kërkonin shërbimet e tij.
Sulmuesi është i lidhur me Rubin Kazanin në kampionatin rus dhe për hir së vërtetës është një pikë e fortë për skuadrën e tij, teksa në pjesën e parë të sezonit ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 4 asiste për 17 ndeshjet që ka zbritur në fushë.
Por, një pengesë e madhe që Daku të bëjë një hap përpara në karrierë, qoftë në një skuadër të madhe ruse, apo në një kampionat tjetër, është shifra e lartë që pretendojnë drejtuesit e Rubin Kazanit për kartonin e sulmuesit. Flitet se minimum është 10 milionë euro, çka ka bërë që shumë ekipe të tërhiqen për Dakun.