58 vjet më parë, në vend nisi lufta ndaj fesë që u manifestua më shkatërrimin e më shumë se 2 mijë objekteve të kultit dhe persekutimin e besimtarëve e klerikëve të të gjitha feve.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli sot në kujtesë fjalimin e diktatorit Enver Hoxha më 6 shkurt të vitit 1967që nënshkroi një periudhë të vështirë për besimin fetar në Shqipëri.
Ai shpalli “Revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë dhe pushtetit”, i cili pasoi me një fushatë të egër kundër fesë dhe klerit.
Pas këtij fjalimi, regjimi filloi një valë terrori, duke shkatërruar më shumë se 2 mijë objekte të kultit dhe duke persekutuar besimtarët dhe klerikët e të gjitha feve.
Përmes këtij fjalimi, Hoxha nisi luftën kundër ashtuquajturës “ideologjia fetare” dhe “zakonisht propagandës”, e cila çoi në persekutimin masiv të klerit dhe komunitetit fetar, deri në shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, me një ligj të miratuar më 13 nëntor 1967.
Lufta kundër fesë ka pasur pasoja tragjike për klerikët dhe besimtarët shqiptarë, shumë prej të cilëve u vranë ose u torturuan në burgje dhe kampe. Pas 6 shkurtit 1967, mbyllja e kishave dhe xhamive u intensifikua, dhe deri në vitin 1971, mbi 2000 objekte fetare u shkatërruan.
Ky moment është një ndër ata që tregon qëndrimin radikal të regjimit komunist dhe është pjesë e një periudhe shumë të errët të historisë shqiptare.