“Janë në duart e Listës Serbe”- Analiza e DW: Zgjedhjet në Kosovë, nën hijen e protestave në Beograd! Sa ndikim do të ketë në komunitetin serb

A do të ndikojnë protestat e studentëve në disponimin e votuesve serbë në Kosovë në zgjedhjet e së dielës më 9 shkurt? A ka Lista Serbe alternativë?

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po zhvillohen për serbët nën hijen e protestave në Serbi, por vlerësohet se këto lëvizje nuk do të kenë shumë ndikim në pozitën e komunitetit serb në Kosovë. Çdo ndryshim në hierarkinë politike në Kosovë do të ishte i mundur vetëm nëse Lista Serbe do të pësonte një disfatë të rëndë, e cila praktikisht është e pamundur, përderisa ajo Listë është nën patronatin e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit.

Komuniteti serb në Kosovë e ka shumë më të vështirë t’i rezistojë autoriteteve serbe në Beograd, sesa studentët dhe demonstruesit e tjerë në Serbi. Serbët në Kosovë kanë gjashtë lista që mund të votojnë, por bashkëbiseduesit e DW paralajmërojnë se mrekulli vështirë se priten.

Realiteti i trishtë për serbët në Kosovë

“Protestat e studentëve nuk kanë jehonë në Kosovë dhe Kosova mbetet në duart e Listës Serbe”, thotë për DW komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç.

“Qeveria po i mban peng ata, që është shumë keq për serbët në Kosovë. Mendoj se këto zgjedhje vetëm do të konfirmojnë një status quo të dhimbshme për komunitetin serb në Kosovë”.

mund të dëgjohet mendim tjetër. Lista Serbe është shpallur e vetmja që mund të kujdeset për ta, dhe ky është një realitet i trishtë për serbët në Kosovë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Alternativa (jo)ekzistente

Gazetari Milivoje Mihajloviç beson se “protestat e studentëve do të ndikojnë disi në disponimin e votuesve serbë, por nuk do të ketë ndryshim shumë domethënës”. Pres që shumicën e atyre dhjetë vendeve të garantuara t’i fitojë Lista Serbe, sepse është degë e SNS-së, thekson ai. Shumë më e rëndësishme se kjo është që Lista Serbe është një degë politike për menaxhimin e parave që Serbia u dërgon serbëve të Kosovës. “Votuesit serbë atje besojnë se varen nga autoritetet në Beograd dhe pushteti, e mbi të gjitha paratë që ndahen për ta janë ende në duart e Aleksandar Vuçiçit”, vlerëson Mihajloviç për DW.

Nuk ka alternativë serioze, sepse Lista Serbe prej vitesh është “instrument i Aleksandar Vuçiçit për të menaxhuar vullnetin e serbëve të Kosovës”. Nëse dikush ia arrin  të fitojë ndonjë mandat tjetër, do të jenë ndoshta një ose dy mandate, jo më shumë. “Kjo nuk mjafton për të ndryshuar doçka të rëndësishme për serbët në Kosovë”, thekson Mihajloviç.

Çfarë dëshiron Serbia në Kosovë?

Artikulli paraprakGoditet një rrjet i trafikut të drοgës në Britani, dënohen edhe 3 shqiptarë
Artikulli tjetër12 kartonë të verdhë/ Vinicius, më i ndëshkuari në Europë