Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, pas numërimit të 90.13% të votave.
Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.00%, të votave, PDK-ja 22.37%, LDK-ja, 17.57%, AAK-ja 7.56, Lista Serbe 3.98% dhe Koalicioni për Familje 2.30%.
Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka fituar 311 mijë e 907 vota, PDK-ja 170 mijë e 198, LDK-ja 133 mijë e 693, AAK-ja me Nismën 57 mijë e 539, Lista Serbe 30 mijë e 273 e Koalicioni për Familje 17 mijë e 507.