Inter, titull ose revolucion! Inzagi ka luftë e fortë në distancë me Antonio Konten

Interi i kohëve të fundit nuk është mësuar që të humbasë, imagjino që të konsiderojë normale tre golat e pësuar ndaj Fiorentinës.Zikaltrit nuk shihnin kurrë tabelën elektronike të një stadiumi me rezultatin 0-3 kundër që nga koha e Spaletit. Ky i fundit pastaj ia la vendin Kontes. Dhe pikërisht ai, ish-trajneri që riktheu titullin kampion, prej kohësh është elefanti në dhomën e “Appianos”. E kotë që ta nominosh shumë emrin e tij, edhe muret e dinë që sfida në distancë me të për titullin kampion do të jetë shumë e vështirë.

Kampionati është matësi kryesor për kampionët e Italisë në fuqi, skuadër e strukturuar që do të shkojë në fund edhe në Champions. Sigurisht që objektivi kryesor është kampionati dhe mungesa e titullit të dytë radhazi do të ishte një rrëshqitje që të gjithë duan ta evitojnë. Dhe për më tepër diçka e tillë mund të sjellë ndryshime në të ardhmen. Interi është -3 pikë nga Napoli dhe me ndeshje të barabarta me të. Sirenat e alarmit nuk kumbonin kurrë kaq fort në qendrën stërvitore të Interit. Sigurisht që humbjes në Firence do t’i shtohet edhe psikodrama e derbit. Situata nuk është e qetë, por sot duhet patjetër reagim.

LODHJE- Skuadra është rikthyer të stërvitet në sytë e drejtorit sportiv Piero Auzilio dhe zëvendësit të tij Dario Baçin. Bepe Marota nuk ishte prezent për shkak të takimeve që kishte në zyrën e tij. Por sigurisht që nëse do të duhet të mbante një fjalim përpara ekipit nuk do të tërhiqej mbrapa. Thjesht ka menduar që nuk e ka përjetuar kaq në mënyrë traumatike atë humbje. Të gjithë e dinë se sa të “shtrydhur” janë në aspektin fizik dhe mental lojtarët e Interit. Çalhanoglu për shembull ka nevojë që të gjejë ritmin dhe besimin pas dëmtimit. Si të mos mjaftojë, mosha duket se po troket në derën e Mkitarianit, e cila dukej e blinduar përpara një viti. Në një situatë si kjo aktuale, skuadra duhet të reagojë dhe të tregojë se është pretendente për titullin.

MOTIVON INZAGI- Me një ton të qetë dhe pa shumë zemërim, Simone Inzagi nisi që të fliste dhe të motivonte skuadrën për t’u ringritur për betejën e madhe me Napolin. Trajneri ka kërkuar që të largojnë mendimet negative të humbjes dhe të riktheje humorin për t’u përqendruar te kualiteti që kanë. Në të shkuarën ka ditur që të dalë me forcë nga cepi negativ në të cilin ka qenë. Ai ka kërkuar që këtë zemërim ta kthejë në forcë për duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës. Duhet patjetër një fitore për të rikthyer qetësinë dhe mbi të gjitha ta fusë skuadrën në shinën e duhur për titullin. Në të kundërt do të jetë katastrofë për të ardhmen. Duhet zgjuar sa nuk është vonë.

Artikulli paraprakAksidenti tragjik që i mori jetën Albert Kamysë dhe bileta në xhepin e tij! Në makinë u gjet edhe një…
Artikulli tjetërArrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj