Ajola Xoxa mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas

BKH të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesën ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.

Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa vendosi të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma.

Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxën. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Artikulli paraprakPas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
Artikulli tjetërDemokratët Euroatlantikë miratojnë kandidatët e parë për deputetë/ Basha: Kasta e pandëshkuar e tranzicionit nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj