E pyesin për “4 Fantastikët” e Realit, Guardiola: E pamundur të ndalen, por…

Guardiola ka folur para ndeshjes që Mançester Siti do të luajë me Realin e Madridit. “Qytetarët” i presin në shtëpi, ndërsa sfida ka vlerë për “play-off” në Champions.

Guardiola u pyet konkretisht për ato që tashmë quhen “4 Fantastikët” te Reali.

Mbape, Bellingam, Rodrigo, Vinicius- “Mendoj se është e pamundur për 90 minuta, 180 minuta ose 200 minuta, varet nga koha shtesë, për t’i ndalur këto 4 lojtarë. Të gjithë e dinë se janë të veçantë.

Si kombinohen, si vrapojnë, aftësitë e tyre një kundër një, si e mbajnë topin, e dimë se kjo do të nddohtë. E pranojmë dhe duhet të shmangim përfshirjen e tyre sa më shumë të jetë e mundur.

Në të njëjtën kohë do mundohemi të tregojmë lojën tonë dhe të jemi të zgjuar, sidomos në ndeshjen e parë. Duhet të luajmë për të marrë një rezultat të mirë për në Bernabeu”, u shpreh Guardiola.

Artikulli paraprakProbleme me Kollën dhe Frymëmarrjen? – Zbuloni Kurat Natyrale
Artikulli tjetër“SHBA do të kthehet në qendrën e kriptomonedhave”/ Trump sinjalizon mbështetjen e tij për valutat digjitale me nisjen e mandatit të dytë