Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se arrestimi i Veliajt nuk ka lidhje me faktin që drejtuesi i fushatës së Trump ka ardhur në Shqipëri, siç po pasqyrohet nga opozita. Sipas Xamës, ndaj prokurorëve ka patur presion, siç e dëshmojnë edhe dyshimet për pengimin e hetimeve nga Klotilda Bushka e PS.
“Ata janë prokurorë dhe patjetër që institucionet shqiptare ka edhe ndërhyrje. Është regjistruar edhe për Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, që thuhet se ka ushtruar veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Nuk më duket se marrja e vendimit nga gjykata lidhet me vizitën e PD-së apo me lajmin që drejtuesi i fushatës së Trump ka ardhur në Shqipëri, por dihet që Veliaj është politikan i rëndësishëm dhe presioni që bëhet është shumë i madh.
Mos të harrojmë një fakt, te hetimi i Dumanit për Arben Ahmetaj, ka lënë emailet e drejtorëve të bashkisë dhe letrën, ka lënë gjurmë brenda institucionit.
Çështja e inceneratorit është zvarritur, por jo mbyllur”- tha Xama.